Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Amerika në Shqipëri

    Skanimi i Investimeve të Huaja: AmCham kërkon një ligj që garanton sigurinë kombëtare dhe qartësi për investitorët

    7 Janar, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    telegrafi i washingtonit opengraph

    Projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores mbi procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen me ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacion të ndjeshëm apo mbi lirinë e medias”, i nxjerrë për konsultim publik, ka marrë vëmendjen e plotë të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Projektvendimi që synon të skanojë, investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë, për të garantuar sigurinë kombëtare, merr një rëndësi të vecantë për Dhomën Amerikane e cila ka objektiv themelor rritjen e investimeve të huaja, në vecanti ato amerikane.

    Ekspertët ndërsa dakortësojnë në parim për nevojën emergjente të zbatimit të një mekanizmi që filtron kapitalin e huaj, kanë kërkuar që Shqipëria ta zhvillojë këtë proces skanues në formën e një ligji të qartë që mbron sigurinë kombëtare dhe në të njëjtën kohë sjell qartësi për investitorët dhe kriteret që ata duhet të plotësojnë. Dhoma ka detajuar arsyet e domosdoshërisë së një ligji dhe jo thjesht një Vendim i Këshillit te Ministrave,  që  e njehson kuadrin ligjior të vendit me atë të BE-së.

    Duke prevaluar sigurinë kombëtare mbi nevojën e injektimit të kapitalit të huaj financiar në ekonomi, AmCham ka treguar përmes rekomandimeve se si mundemi të kemi siguri brenda një ligji që i kërkon “llogari” investitorëve për burimin e fondeve por vlerëson dhe mbështet inisiativat e tyre përmes transparencës dhe qartësisë juridike. /AmCham Albania

    AmCham_Projektvendimi-ScreeningDownload
    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.