Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Politikë

    Foto familjare, Rama në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” për Ukrainën në Paris

    6 Janar, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    Koalicioni i Vullnetmirëve

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris ku mori pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

    Pas samiti, Rama ndau në rrjetet sociale edhe foton familjare të liderëve pjesëmarrës në takimin “Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën” në Paris.

    Koalicioni i Vullnetmirëve është një koalicion prej 35 vendesh, të cilat kanë premtuar mbështetje të përforcuar për Ukrainën kundër agresionit rus. Ky samit ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

    Pak para nisjes së punimeve të këtij samiti, kryeministri Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Përpara punimeve të këtij samiti, kryeministri u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, me të cilin diskutoi mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal. /Agjencia Telegrafike Shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.