Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Drejtësi

    Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë Bashkohen për Koherencë Juridike dhe Besim Institucional

    2 Prill, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    Anetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë
    Imazhi: Gjykata Kushtetuese, Facebook

    Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan më 1 prill 2026 një takim të përbashkët me synim forcimin e dialogut gjyqësor ndërmjet dy institucioneve. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, theksoi rëndësinë e koherencës jurisprudenciale dhe sigurisë juridike, ndërsa Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, vuri në dukje se respektimi i kompetencave të secilit institucion është kusht i domosdoshëm për ekuilibrin institucional. Gjyqtarët Marjana Semini dhe Asim Vokshi paraqitën referime mbi standardin kushtetues të arsyetimit gjyqësor. Aktiviteti u mbështet nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit D-REX III dhe riafirmoi përgjegjësinë e përbashkët të të dyja gjykatave për një drejtësi të besueshme dhe të perceptuar si e drejtë.


    Dialog institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

    Sot, më 1 prill 2026, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan një takim të përbashkët në funksion të forcimit të dialogut gjyqësor dhe konsolidimit të kulturës juridike ndërmjet dy gjykatave.

    Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, theksoi rëndësinë e këtij dialogu për koherencën e jurisprudencës dhe sigurinë juridike, duke nënvizuar se shkëmbimi i praktikave ndihmon në shmangien e divergjencave, qartësimin e standardeve për gjykatat më të ulëta dhe garantimin e të drejtave themelore të individit.

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, u shpreh se kufijtë mes dy gjykatave mbrohen nga mënyra si ushtrohen kompetencat, duke theksuar se respektimi i roleve përkatëse është thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit institucional dhe besimit në drejtësi.

    Në këtë takim referuan gjyqtare Marjana Semini dhe gjyqtar Asim Vokshi mbi standardin kushtetues të arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe parimin e sigurisë juridike. Diskutimet ndërmjet gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vijuan në mënyrë aktive, duke nxitur shkëmbime të frytshme përvojash.

    Gjatë aktivitetit, i cili u mbështet nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit D-REX III, u theksua se të dyja gjykatat, pavarësisht roleve të ndryshme ndajnë përgjegjësinë që drejtësia të jetë jo vetëm e dhënë, por edhe e perceptuar si e drejtë dhe e besueshme.

    Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e cilësisë së drejtësisë.

    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.