Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Politikë

    Ministri Hoxha takim me zv Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s

    18 Prill, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    ferit hoxha
    Imazhi: Ferit Hoxha, X

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Radmila Shekerinska, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, ku u diskutuan çështje kyçe të sigurisë dhe bashkëpunimit aleate. Në fokus të bisedimeve qëndruan angazhimi i Shqipërisë ndaj Aleancës, mbështetja për Ukrainën dhe situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Hoxha rikonfirmoi linjëzimin e plotë të Shqipërisë me prioritetet e NATO-s, duke theksuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2026 dhe modernizimin e Forcave të Armatosura. Ministri prezantoi gjithashtu përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, dhe rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për misionin e KFOR-it në Kosovë.


    Sot zhvillova një takim produktiv me Radmila Shekerinska, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s. Gjatë takimit diskutuam mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe përgatitjet e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë.

    Konfirmova linjëzimin e plotë të Shqipërisë me prioritetet e NATO-s në prag të Samitit të Ankarasë. Shqipëria mbetet një aleate e vendosur, duke vijuar modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2026, si dhe zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes përmes investimeve strategjike dhe partneriteteve afatgjata.

    Gjithashtu, prezantova përgatitjet e Shqipërisë për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i pari i këtij niveli në rajonin tonë, duke vënë në dukje koordinimin e vazhdueshëm me selinë e #NATO-s dhe angazhimin tonë për të garantuar një Samit të suksesshëm dhe me ndikim të rëndësishëm.

    Sa i përket #BallkanitPerëndimor, nënvizuam rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe adresimin e sfidave të reja të sigurisë. Po ashtu, rikonfirmova mbështetjen e fortë të Shqipërisë për KFOR-in, duke theksuar rolin e tij thelbësor në garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie të fuqishme të NATO-s, të bazuar në kushtet e sigurisë.

    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.