Fondazione Santagata me mbështetjen financiare të Albanian-American Development Foundation (AADF), ka hartuar Planin e Menaxhimit të Destinacionit për Kalanë e Beratit.
Ky dokument strategjik synon të balancojë ruajtjen e vlerave historike të Kalasë me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Plani, i cili është pjesë e një projekti më të gjerë për mbështetjen e komunitetit lokal, u prezantua gjatë takimeve me palët e interesit dhe hap rrugën për fazën e implementimit.
Bashkëpunimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkisë Berat do të jetë thelbësor për realizimin e këtij plani që premton përmirësim të infrastrukturës dhe zhvillim të modeleve të qëndrueshme të turizmit kulturor.

