Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Politikë

    Rama: Jemi afër integrimit në BE, rezultat i reformave dhe punës ndër vite

    12 Prill, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    Belinda Baluku dhe Edi Rama
    Imazhi: Belinda Balluku, Facebook / I prerë nga origjinali

    Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Fier, u shpreh se fokusi i qeverisjes dhe mazhorancës integrimi ne BE dhe kjo vjen falë punës së realizuar gjatë këtyre viteve dhe reformave për të përmbushur kriteret e kërkuara.

    Rama theksoi se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm, ku po materializohen rezultatet e punës së bërë ndër vite dhe ku Shqipëria është pranë një “finishi historik” për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Ai bëri të ditur se, sipas një raporti të organizmave ndërkombëtare që vlerësojnë prokurimet publike, treguesit e Shqipërisë në këtë fushë janë në nivelin mesatar të Bashkimit Europian, madje më të larta se në disa vende të tij.

    “Kjo tregon se ekziston një problem i madh me perceptimin. Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çfarë bën drejtësia, por edhe mënyra si qeveriset. Ndërkohë, ajo që po bën sot drejtësia është rezultat i reformës në drejtësi, e ndërmarrë nga Partia Socialiste”, u shpreh Rama.

    Duke iu referuar zhvillimeve ekonomike, të ardhurave, pagave, pensioneve dhe menaxhimit të fondeve publike, Rama nënvizoi se këto tregues dëshmojnë për përmirësim të qeverisjes.

    Sipas tij, korrupsioni mbetet një problem që kërkon adresim të vazhdueshëm, por nuk dominon në funksionimin e shtetit.

    “Problemet me korrupsionin duhet të vazhdojmë t’i adresojmë, por në mënyrë absolute në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsioni dhe nuk dikton korrupsioni”, tha Rama.

    Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të përballet me çdo kritikë mbi bazën e fakteve, ndërsa akuzat e pabazuara dhe perceptimet, sipas tij, nuk përputhen me realitetin e treguesve ekonomikë dhe institucionalë në vend.

    Rama tha se “PS ka fituar 83 mandate dhe të fitosh 83 mandate, normal që ata të cilët nuk i kemi përballë për hir të vërtetës, se ne përballë kemi vetëm sfidat që duhet të fitojmë, po ata të cilët i kemi mbrapa që na ndjekin nga mbrapa si një lukuni dhe me çdo kusht duan që të na ndalin, natyrisht që ndihen më keq.

    “Ndihen më keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava se pse fitojmë ne, se pse i marrim ne 83 mandate dhe është shumë interesant; sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata ‘’rrokanisin’’ kokën e këtij populli, aq më shumë ne fitojmë”, u shpreh Rama. /Agjencia Telegrafike Shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.