Close Menu
Telegrafi i Washingtonit
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Telegrafi i Washingtonit
    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri
    Amerika

    SHBA – Trump mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë

    9 Janar, 2026
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Email
    Donald Trump në Zyrën Ovale

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, por shpreson që këto masa të mos jenë të nevojshme.

    ”Unë e mbështes këtë”, tha Trump për transmetuesin amerikan Fox News duke shtuar se  ”shpresoj që të mos kemi nevojë ta përdorim”.

    Trump tha se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin vendosur sanksione të mëdha ndaj Rusisë dhe pretendoi se ekonomia ruse është shumë e dobët duke theksuar se Rusia është më e madhe dhe më me ndikim se Ukraina.

    Në muajt e fundit, Trump ka propozuar disa masa që synojnë ekonominë ruse, ndër të cilat sanksionet ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse  dhe tarifat ndaj Indisë për shkak të lidhjeve tregtare me Moskën, ndërsa lufta në Ukrainë afrohet në vitin e saj të katërt.

    Senatori republikan Lindsey Graham tha se paketa e propozuar e sanksioneve mund t’i lejojë Trump të ushtrojë presion mbi vende si Kina, India dhe Brazili për të ndaluar blerjen e naftës ruse.

    Ai shtoi se priste mbështetje për masat nga të dyja partitë, demokratët dhe republikanët në Kongres, që në javën e ardhshme. /Agjencia Telegrafike Shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram

    Kategoritë

    • Amerika
    • Politikë
    • Drejtësi
    • Opinion
    • Amerika në Shqipëri

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
    • Termat dhe Kushtet
    © 2026 Telegrafi i Washingtonit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.